INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasaportat më të preferuara në botë. Në ç’nivele paraqitet ajo Shqiptare…

Pasaportat më të preferuara në botë. Në ç’nivele paraqitet ajo Shqiptare…

Publikuar më: 10:27 10-05-2017

Në një listë me 199 vende pasaporta shqiptare sa i përket vlerës së saj është renditur pothuajse në mes të listës. Sipas një studimi të Nomad Capitalist, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjën dhe shtetin më të ri të Europës, Kosovën.
Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 98 shtete, duke lënë pas Kosovën, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa vizë vetëm në 38 shtete.
Krahas opsionit të udhëtimit pa viza, kjo renditje peshon edhe sasinë e taksave të një vendi mbi qytetarët e huaj, së bashku me reputacionin global dhe liritë personale, si dhe mundësitë që i japin individëve për të mbajtur disa nënshtetësi njëkohësisht. Ajo që bie në sy është se Amerika nuk është as në listën e 20 vendeve të para, vend ky që në fakt preferohet shumë nga shqiptarët. Vitin e shkuar, më shumë se 5400 njerëz hoqën dorë nga nënshtetësia e tyre amerikane duke vendosur një rekord të ri vjetor. Ndër të tjera, faktor që ka ndikuar në rritjen e refuzimit të nënshtetësisë amerikane ka qenë edhe përshkallëzimi i penaliteteve mbi të ardhurat offshore në 20 vitet e fundit.
Në krye të listës është Suedia, pasuar nga disa shtete të tjera europiane. Nja pasaportë suedeze të lejon që të udhëtosh pa viza në 176 vende dhe territore, një më pak se gjermania. Për më tepër, të riatdhesuarit në Suedi mund të largohen nga vendi, ku taksat janë shumë të larta dhe të jetojnë diku tjetër ku norma e tatimit është më e ulët.
Në 43 vendet e para të renditjes, 33 janë europiane. Emëruesi i përbashkët i të gjithë këtyre vendeve është mungesa e taksave për të ardhurat e  qytetarëve pavarësisht se ku jetojnë ata. Shtetet e Bashkuara, për shembull, taksojnë të ardhurat e qytetarëve pavarësisht se ku jetojnë ato.
Kur vjen fjala tek pasaportat më të dëshirueshme, Amerika është në vendin e 35-të, së bashku me Slloveninë, pasaportat e të cilave mundësojnë udhëtime pa vizë në 174 vende.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221