INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Partitë e vogla akuza të forta ndaj Borchardt: Po vendosni diktaturë [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 28-04-2017

Krerët e partive të vogla në vend ia kanë thënë në sy ambasadorit të OSBE Borchardt se po luan pisët në Shqipëri. Pas takimit që krerët e partive të vogla parlamentare kanë zhvilluar me trojkën e ambasadorëve në tiranë, ka qenë e para mesila doda e cila ka zbardhur bisedën me ambasadorin Borchardt.

Mesila Doda:
Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte. Kinezërira të tilla mendoj se nuk e ndihmojnë procesin dhe na përjashtojnë edhe ne të tjerëve nga ky proces. Këta që marrin rrogën këtu mos të punojnë për vendosjen e dikaturës në Shqipëri.
Listës së përfaqësuesve politik të pakënaqur me punën e ambasadorit Borchardt i është shtuar dhe Nard Ndoka. Edhe ky i fundit ka zgjedhur ta bëjë publike qëndrimin e tij për ambasadorin Borchardt, të cilit e akuzon direkt si shkaktar të krizës në vendin tonë.
Nard Ndoka:
“Ambasadori i OSBE është përgjegjësi kryesor i krizës në shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0037992000579834