INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Rama jep gjithçka veç karriges [VIDEO]

Publikuar më: 14:07 26-04-2017

Kreu i partisë Demokratike një ditë pas dështimit të negociatave ka qenë i vetmi që ka folur për bisedimet në tryezë. Sipas Bashës, kryeministri Rama i ka ofruar gjithshka përveç kërkesës së vetme të opozitës: 

Lulzim Basha:
“Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat, kreun e KQZ, zyrtarë në polici po nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Merri, ca problemi ka, merr – jep jap e merr, kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka ku duan ta futin edhe PD në këtë Pazar”.
Lulzim Basha zbardhi disa detaje se përse sipas tij kanë dështuar negociatat për ti dhënë fund krizës politike në vend. Për opozitën nuk ka asnjë kompromis me zgjedhje të lira e të ndershme.
Lulzim Basha:
“Ne nuk duam pushtet në tavolinë, as poste ministrat as post presidenti e asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë me zgjedhjet e lira e të ndershme. organizimin zgjedhjeve të lira e të ndershme, përmes qeverisë teknike që është e vetmja rrugë dhe rruga e ndershme për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri”.
SIGEL REAGIM
Dialogu i munguar mes krerëve politik është zhvendosur në facebook.
Edi Rama:
“Një zë i ngjirur bërtet për t'u treguar përralla qorrave që s'duan të shohin shurdhëve që s'duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty ”
Lulzim Basha:
“Zëri im shërohet prapë po mendjes tënde si do ja besh..

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539