INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krisje mes Donald dhe Trixa? Këngëtarja ankohet për ftohje, diskutojnë ndarjen e mundshme pas daljes!

Krisje mes Donald dhe Trixa? Këngëtarja ankohet për ftohje, diskutojnë ndarjen e mundshme pas daljes!

Publikuar më: 19:32 27-12-2021

Donald dhe Trixa janë i vetmi çift zyrtar brenda shtëpisë së Big Brother.

Lidhja e tyre që nga fillimi u përcoll me debate si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë dhe shkak ishte Bora Zemani, që Donaldi e takoi duke e puthur në buzë e më pas i dërgoi qaforen në tre vjetorin e lidhjes së tyre.

Por tani që kanë kaluar disa javë, ka nisur edhe krisja e parë mes çiftit.

Beatrixa po ankohet për ftohje dhe mos vëmendje nga ana e Donaldit.

“Dua vëmendje, shumë vëmendje, më shumë. Domethënë vëmendjen që ma ka dhënë në fillim, e dua tani”, tha Trixa në një bisedë me Sarën.

Ndërkohë Donaldi ka përmendur edhe ndarjen si opsion i mundshëm pas daljes nga shtëpia.

Në një bisedë me Antonelën ai është shprehur se nuk e di si do të shkojë lidhja mes tyre.

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk i dihet arsyeja e cila mund t’i çojë në ndarje, duke përmendur edhe moskënaqësinë në shtrat.

Ndryshe kanë qenë të shumtë ata që lidhjen e tyre nuk e kanë parë shumë jetëgjatë sidomos pas daljes nga shtëpia.

Se çfarë do të ndodh na mbetet të shohim.

Article Logic
Execution time: 0.0039057731628418