INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatë javë pas tragjedisë së Astroworld, Kylie Jenner kthehet në Instagram, ja ç’postoi!

Shtatë javë pas tragjedisë së Astroworld, Kylie Jenner kthehet në Instagram, ja ç’postoi!

Publikuar më: 18:30 27-12-2021

Kylie Jenner u kthye në rrjetet sociale pas një pauze prej shtatë javësh.

Ylli televiziv u “zhduk” nga rrjetet sociale pas tragjedisë së Astroworld, festivalit të Travis Scott.

Postimi që e riktheu Kylien ishte “cover-i” i nënës së saj, Kris Jenner “Jingle Bells” që ajo publikoi me Kourtney Kardashian dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.

Shumë nga 293 milionë ndjekësit e Jenner-it në Instagram i uruan dhe e mirëpritë rikthimin e saj në platformë.

Jenner dhe reperi Travis Scott që do të bëhen prindër për herë të dytë, kanë qëndruar larg rrjeteve sociale që kur 10 persona u vranë tragjikisht në festivalin e reperit Astroworld në Teksas në muajin nëntor.

“Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u ndikuan nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld”, kishte thënë Scott në një deklaratë pas shfaqjes.

Dhjetëra padi janë drejtuar për reperin që nga koncerti. Por, pavarësisht se qëndroi jashtë vëmendjes, Scott dhuroi mbi 2000 dhurata për fëmijët në Huston për festat e fundvitit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028929710388184