INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prekëse! Bashkëshorti i Hueydas mes lotësh zbulon si ia shpjegoi djalit humbjen e saj ‘’Është më i fortë se unë’’

Prekëse! Bashkëshorti i Hueydas mes lotësh zbulon si ia shpjegoi djalit humbjen e saj ‘’Është më i fortë se unë’’

Publikuar më: 20:29 27-12-2021

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied ka trishtuar jo vetëm miqtë dhe ata që e njohën nga afër por tërë publikun shqiptar.

Padyshim ata që mungesën e saj e ndjejnë më së shumti janë i biri, Gabrieli dhe bashkëshorti i saj, Thiery.

Së fundmi pas disa javësh nga kjo humbje e vështirë ka folur ky i fundit duke rrëfyer sëmundjen dhe vështirësitë e kaluara.

Ai tregoi se vetë Hueyda kishte zgjedhur që ta luftonte sëmundjen, pa e bërë publike, që njerëzit të mos ndienin keqardhje.

“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme”, tregoi Thierry.

I prekur, ai tregoi se i biri, Gabrieli, ka ditur dhe ka kuptuar gjithçka.

“Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

Megjithatë, ai shtoi se Gabrieli ishte edhe më i fortë se ai, ndonëse e gjithë situata është një makth.

“Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369