INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krenarë për të! Gashi do të sjellë versionin e veçantë të atleteve “Nike” me shqiponjën dykrenare dhe me siguri do dashuroheni me to [FOTO]

Krenarë për të! Gashi do të sjellë versionin e veçantë të atleteve “Nike” me shqiponjën dykrenare dhe me siguri do dashuroheni me to [FOTO]

Publikuar më: 10:12 11-08-2019

Gashi padyshim që ka pasur sukseset e tij në tregun botëror të industrisë muzikore.

Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare dhe në festivalin “Sunny Hill” i cili u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij, ku gjithmonë mban dhe varësen me shqiponjën dy krenare të cilën nuk e heq asnjëherë.

66666030_1439828996157434_572967671164672001_n.jpg

Së fundmi, reperi na ka suprizuar të gjithëve kun ë llogarinë e tij të Instagramit na ka treguar një version të veçantë të atleteve “Nike”, të cilat ishin të stampuara me kapuçin karakteristik të reperit në ngjyrë portokalli si dhe shqiponjën dykrenare.

66641744_367710170794399_7981138225382206563_n.jpg

66784385_120488588972366_2073023641323621888_n.jpgSapo ndjekësit e tij i kanë parë këto atlete ju kanë pëlqyer tej mase dhe madje kanë treguar interesimin e tyre se kur do të dalin në treg dhe si mund ti porosisin një pale të tilla.

Asgjë nuk dihet nëse Gashi ka ndërmend ti hedhë në treg për të gjithë, apo janë të personalizuara vetëm për Gashin!

 

Article Logic
Execution time: 0.0019590854644775