Ishte në ajër, por tani është zyrtare.
Pas suksesit të “Venom”, rikthimi i Tom Hardy në vazhdimin e filmit ishte pothuajse i sigurt.
Konfirmimi edhi nga producentja Amy Pascal, e cila zbuloi se së shpejti do të shohim përsëri divin britanik në rolin e Eddie Brock.
“Mund të them se Tom Hardy do të rikthehet të interpretojë këtë personazh si askush tjetër.
‘Sony’ ka bërë një punë të mirë duke krijuar këtë film, duke i krijuar universin e tij.
Pastaj është Tom Hardy. Kur mendon për Venom, nuk mund të mendosh për një aktor tjetër”, – deklaroi Pascal.