INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet bashkëpunimi mes Taynas dhe Ledri Vulës, ja reagimi i artistëve!

Konfirmohet bashkëpunimi mes Taynas dhe Ledri Vulës, ja reagimi i artistëve!

Publikuar më: 10:28 03-11-2021

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa. Tayna u kthye në një sensacion që nga ajo kohë duke sjell projekte të reja vazhdimisht. E si duket reperja nuk di të ndalet!

Këtë herë me një bashkëpunim mjaft të fortë!

Bëhet fjalë për një projekt me Ledri Vulën.

Dy ditë më parë dyshja ngritën dyshime në rrjetet sociale se po sjellin një bashkëpunim. Ishte Tayna ajo që publikoi disa foto ku shihej e veshur si një flutur duke shkruar: “Këtë vit vendos të jem flutura në stomakun tënd!”

Ajo tashmë i ka bërë tag Ledrit në këto foto dhe ky i fundit nga ana tjetër, ka komentuar vetëm me emojin e syve “?” dhe reperja ia kthehu me “A je hala?”.

Afterparty.al zbulon se titulli do të jetë “Hala” dhe Tayna dha edhe konfirmimin e projektit me disa plane ku shihet krah Ledrit. Ky i fundit i dha edhe “repost”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926