INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komedi në komisione, kush këndon, vallëzon apo reciton më mirë

Komedi në komisione, kush këndon, vallëzon apo reciton më mirë

Publikuar më: 11:10 29-05-2018

Një ditë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të lirë Saimir Tahirin, opozita shpërthen në komisionet kuvendore. Së pari demokratët kanë mbërritur në komisionin e ekonomisë, ku në fakt nuk kanë munguar recitimet këndimet por dhe akuzat.
Edmond Spaho:
“Nuk kanë turp as skuqen as zverdhen, ia hedhin fajin opozitës, e cila në fakt është investuar prej vitesh për hapjen e negociatave, madje edhe ky qëndrim që po mbajmë synon të japim shembuj konkretë që po luftohet krimi dhe po priten lidhjen e tij me qeverinë. Ju shkoni më tej, lironi edhe atë që ishte në arrest shtëpiak dhe mbani ministrin e brendshëm kur nuk keni pse e mbani. Ne po punojmë për kushtin kryesor, më pas është përgjegjësia juaj nëse negociatat dështojnë dhe ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.
Erjon Braçe:
“Kur jeni serioz kur hidhni këngë e valle apo flisni në komision? Thatë që ajo që bëjnë prokurorët është shumë e rëndë, nuk ka asnjë lidhje me ne, prokurorë janë ata që emëruar jua, gjykatës po ashtu, nuk ka lidhje me ne”.

Edmond Spaho:
“E di ça kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione”.
Erjon Braçe:
“Kolegët që merren me çështje të jurisprurudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në çështje konkrete,
Edmond Spaho:
“Je bërë si Ali komiku”.
Erjon Braçe: Mjafton të mos bëhem si Lulzim komiku, prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatës drejtohuni në KLD e keni të tuajin e zotëroni nga i pari tek i fundit, ata i kanë emëruar ata i mbajnë në detyrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0043880939483643