INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Tahiri në izolim. Ish deputeti socialist Dashamir Peza i qëndron pranë [VIDEO]

Publikuar më: 15:51 14-05-2018

24 orë përpara se drejtësia të rishprehet pas apelimit të vendimit që la në arrest shtëpie ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ballkonin e banesës së tij kishte të vetmen hapësirë të kontaktit me jashtë. In news qëndroj për më shumë se 5 orë gjatë paradites së ditës së hënë pranë pallatit ku është e vendosur shtëpia e Saimir Tahirit. 

Duket se është zgjuar vonë, pasi në ballkonin e shtëpisë Saimir Tahiri doli vetëm rreth orës 10;30 minuta. 

Saimir Tahiri qëndroj më shumë e dy orë në ballkon, ku nuk mungoi as përshëndetja me dorë për gazetarët.

Dashamir Peza, ish deputeti socialist ka mbërritur në shtëpinë e Saimir Tahirit, ku e ka shoqëruar përgjatë gjithë paradites ish ministrin e brendshëm. I njohur si një nga miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Dashamir Peza po i qëndron pranë Saimir Tahirit në këto momente që po kalon në përballje me drejtësinë. 

Shoqërisë në ballkon ju shtua edhe bashkëshortja e ish ministrit, e cila erdhi në shtëpi rreth orës 11.30 minuta. 

Biseda telefonike për minuta me radhë, cigare dhe biseda me miqtë më të afërt që kanë zgjedhur ti qëndrojnë pranë Saimir Tahirit në këto orë të izolimit të tij në shtëpi,  ishin pamja për më shumë se 2 orë në ballkonin e shtëpisë së Saimir Tahirit. 

Në ambientet e jashtme të pallatit miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushte të ish ministrit kanë mbërritur, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Saimir Tahirin.

Por shtëpinë e Saimir Tahirit nuk e vizitoi avokati, i cili duket se këtë të hënë ka nisur mbrojtjen për klientin e tij, pasi kanë vendosur të apelojnë vendimin që la në arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm. 

Vendimi i gjykatës që la ën arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm,  pritet të apelohet të marten nga avokatët e Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila në fakt kërkon një masë më të rreptë sigurie për Ish ministrin, atë të “arrest me burg”. 

Tahiri në izolim. Ish deputeti socialit Dashamir Peza i qëndron pranë

24 orë përpara se drejtësia të rishprehet pas apelimin të vendimit që la në arrest shtëpie ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri ballkonin e banesës së tij kishte të vetmen hapësirë të kontaktit me jashtë. In news qëndroj për më shumë se 5 orë gjatë paradites së ditës së hënë pranë pallatit ku është e vendosur shtëpia e Saimir Tahirit.

Duket se është zgjuar vonë, pasi në ballkonin e shtëpisë Saimir Tahiri doli vetëm rreth orës 10;30 minuta.

Saimir Tahiri qëndroj më shumë e dy orë në ballkon, ku nuk mungoj as përshëndetja me dorë për gazetarët.

Efekte

Dashamir Peza, ish deputeti socialist ka mbërritur në shtëpinë e Saimir Tahirit, ku e ka shoqëruar përgjatë gjithë paradites ish ministrin e brendshëm. I njohur si një nga miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Dashamir Peza po i qëndron pranë Saimir Tahirit në këto momente që po kalon në përballje me drejtësinë.

Shoqërisë në ballkon ju shtua edhe bashkëshortja e ish ministrit, e cila erdhi në shtëpi rreth orës 11.30 minuta.

Biseda telefonike për minuta me radhë, cigare dhe biseda me miqtë më të afërt që kanë zgjedhur ti qëndrojnë pranë Saimir Tahirit në këto orë të izolimit të tij në shtëpi,  ishin pamja për më shumë se 2 orë në ballkonin e shtëpisë së Saimir Tahirit.

Në ambientet e jashtme të pallatit miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushte të ish ministrit kanë mbërritur, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Saimir Tahirin.

Por shtëpinë e Saimir Tahirit nuk e vizitoi avokati, i cili duket se këtë të hënë ka nisur mbrojtjen për klientin e tij, pasi kanë vendosur të apelojnë vendimin që la në arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm.

Vendimi i gjykatës që la ën arrest shtëpie ish ministrin e brendshëm, pritet të apelohet të marten nga avokatët e Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila në fakt kërkon një masë më të rreptë sigurie për Ish ministrin, atë të “arrest me burg”.

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109