INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri del nga shtëpia, drejtohet për në...

Saimir Tahiri del nga shtëpia, drejtohet për në...

Publikuar më: 09:29 15-05-2018

Pasi qëndroi 3 ditë në shtëpi i izoluar, Saimir Tahiri këtë të martë ka dalë nga shtëpia. Në fakt nuk fitoi lirin për të lëvizur, pas vendimit për arrest shtëpie, por Saimir Tahiri do ti drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë ditën e sotme i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda për komunikimin e masës së sigurisë.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11:00. Pritet që Tahiri të parashtrojë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshtojnë atë. Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda argumenton se bazuar në provat dhe tashmë që Tahiri nuk është deputet, ka një rrezik që ai të largohet nga Shqipëria dhe të prishë provat, ndaj dhe ka kërkuar arrest me burg për ish-ministrin. Mirëpo, gjyqtarja Baku ka vendosur se “arresti shtëpiak” është më se i mjaftueshëm në rastin konkret. Vendimi do të apelohet nga avokatët e Tahirit, të cilët shpresojnë që Apeli të marrë vendim pro tyre, si në rastin e zhbllokimit të pasaportës.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432