INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i fundit/ Dyshohet për trafik droge, gjykata cakton masën e dënimit për Saimir Tahirin, zbardhet vendimi

Lajm i fundit/ Dyshohet për trafik droge, gjykata cakton masën e dënimit për Saimir Tahirin, zbardhet vendimi

Publikuar më: 19:06 12-05-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Lajmi vjen pak ditë pasi Tahiri dha dorëheqjen si deputet i pavarur dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë për akuzat e përfshirjes në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj”.

Prokuroria kërkoi burg pa afat për ish-ministrin Tahiri, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ja vendimi i Gjykatës:

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533