INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan, mesazhi që ajo i pa në celular [FOTO]

Itali, zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan, mesazhi që ajo i pa në celular [FOTO]

Publikuar më: 11:28 29-05-2018

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Italinë, ku një shtetas shqiptar theri me thikë bashkëshorten e tij në sy të djalit të tyre 17 vjeçar.

Sipas dëshmive të para policia ka nisur të hetojë në pistën e xhelozisë së gruas.

Mediat italiane raportojnë shkak për nisjen e zënkës është bërë një mesazh që viktima, Elca Tereziu ka gjetur në telefonin e burrit të saj Xhevdet Mehmetit.

Thuhet se 57 vjeçari i kishte dërguar një mesazh kushërirës së tij me një emoji në fund, të cilën bashkëshortja e tij e ka keqkuptuar.

Pas kësaj ajo ka marr direkt të vëllain ne telefon duke ju ankuar për sjelljen e të shoqit.

Më pas debati ka vijuar me fjalë dhe hedhje sendesh dhe deri ku autori rrëmben thikën e kuzhinës dhe godet 3 herë me thikë të shoqen në fyt.

E gjithë skena makabre ka ndodhur në sy të djalit të tyre të vogël 17 vjeçar.

Mediat italiane e përshkruajnë familjen shqiptare me vështirësi ekonomike ku debatet dhe dhuna nuk ishin të panjohura.

Por që viktima 52 vjeçare asnjëherë se ka bërë një denoncim në polici.

Xhevdet Mehmeti sipas dëshmisë së avokatit të tij ende është në gjendje shoku dhe po kupton se çfarë ka bërë pavarësisht se nuk e mban mend mirë ngjarjen.

Ndërsa dy djemtë e çiftit 17 vjeç dhe 19 vjeç janë nën kujdestarinë e familjarëve.

tereziu-cover-782x445.jpgmehmeti-180x135.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404