INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë!' Prek vëllai i viktimës me shkrim e tij

'Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë!' Prek vëllai i viktimës me shkrim e tij

Publikuar më: 12:00 29-05-2018

Krimi brenda në familjes në Itali ku burri vrau me thikë bashkëshorten e tij tronditi opinionin publik.

Më e rëndë ngjarja ka qenë për familjarët kur kanë mësuar fatin e të afërmes së tyre.

Vëllai i së ndjerës është ai që me disa fjalë të postuara në rrjetet sociale facebook përcjell dhimbjen e madhe në këtë familje.

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin.

Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj.

Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë.

Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj!

I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”,shkruan vëllai i viktimës.

52 vjecarja Elca Tereziu pas një sherri me bashkëshortin e saj Xhevdet Mehmeti u goditë 3 herë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë momentit ku njëri prej djemve të çiftit ishte në shtëpi.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377