INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë, fishekë luftarakë dhe laborator sekret, ç’ndodh në Tiranë [VIDEO]

Kokainë, fishekë luftarakë dhe laborator sekret, ç’ndodh në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 11:16 20-06-2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, po planifikonin kultivimin e kanabisit në ambientet e mbyllura me ndihmë të llambave.

“Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit, në ambiente të mbyllura me llamba, si dhe i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla” bën me dije policia. Gjatë operacionit “PREVENTION” janë sekuestruarkokainë, kanabis sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

U arrestua në flagrancë 25 vjecari me inicialet Xh. L, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: D. A., V. A. dhe F. S, të tre banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 242.6 gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885