INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porosia e The Travel, Shqipëria të vizitohet nga aventurierët për këto arsye [FOTO]

Porosia e The Travel, Shqipëria të vizitohet nga aventurierët për këto arsye [FOTO]

Publikuar më: 10:09 20-06-2019

The Travel ka renditur Shqipërinë si një ndër 10 vendet e lira që duhet vizituar nga aventurierët. Backpacking është një formë udhëtimi pjesë e turizmit të aventurës, me një buxhet të përballueshëm.
Ky lloj turizmi po shijohet më së shumti nga studentët. Ata po kryejnë udhëtime në zona ekzotike përmes kësaj forme turizmi, pra të lirë. Backpacking përdoret nga alpinistët, deri te vizitorët e shkretëtirave, por në ditët e sotme, është bërë më e larmishme, po përdoret nga të rinjtë që vizitojnë dhe qytete të mëdha.
The Travel sqaron se turistët backpackers strehohen me një buxhet ekonomik, duke përfshirë hostele dhe shtëpi-dhoma me qira, duke marrë transportin publik, dhe duke iu shmangur ngrënies në zonat turistike, për të kursyer para. Faqja më serioze për turizmin në botë veç Shqipërinë, sugjeron dhe Nikaraguan, Turqinë, Sri Lankan, Nepalin, Indonezinë, Tanzaninë, Estoninë dhe Marokun.

Për vendin tonë bën këtë përshkrim:
“Shqipëria, ndodhet në veri të Greqisë, me forma nga më të ndryshme të turizmit, ka të gjitha mrekullitë mesdhetare të vendeve të tjera të zonës, me një kosto më të ulët se fqinjët. Nëse doni detet e kaltra, malet e larta dhe mijëra vjet histori, ngjituni dhe shkoni në këtë vend ballkanik.
Në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, mund të gjeni bujtina nën 20 dollarë nata, dhe shumë prej muzeve dhe galerive të saj kanë hyrje pa pagesë. Sa për ushqim, mund të hahet në një restorant për rreth 5 dollarë vakt.”

shqip.png

Article Logic
Execution time: 0.0027987957000732