INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet familja, pranga babait, djalit dhe kunatës për shitje të drograve të forta [VIDEO]

Goditet familja, pranga babait, djalit dhe kunatës për shitje të drograve të forta [VIDEO]

Publikuar më: 09:15 23-05-2019

Një familje në Fier është vënë në pranga pasi në banesë iu gjetë lëndë narkotike, e llojit kokainë dhe heroinë. Policia e Fierit këtë mëngjes ka informuar se si rezultat i një kontorlli në banesë, familjes në fjalë i është “gjetur dhe sekuestruar rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje".

Njëri prej të arrestuarve ka qenë i dënuar edhe më parë për grabitje me dhunë.

Tre të arrestuarit janë:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).

G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

Sipas policisë, “U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale”.

Këta shtetas do të gjykohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049