INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klos, shkon i armatosur tek vjehrri, 31-vjeçari vret veten [DETAJE]

Klos, shkon i armatosur tek vjehrri, 31-vjeçari vret veten [DETAJE]

Publikuar më: 16:22 02-05-2019

Një 31-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij këtë të enjte në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Policia bën të ditur se 31 vjeçari Ari Hoxha, ka shkuar pranë njerëzve të bashkëshortes pas një konflikti dhe me vete mbante një armë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos morën informacion nga qytetarët se shtetasi në kërkim Ari Hoxha, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gurrë, i armatosur po shkonte në drejtim të banesës së bashkëshortes, në fshatin Plan i Bardhë Klos.

Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos u nisën menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Policia kwrkoi përforcime dhe rrethoi në distancë banesën.

Në pritje të ardhjes së përforcimeve kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur trupi 31 vjeçarit, dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869