INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në Fier, një i moshuar masakron me thikë 57-vjeçarin

Ngjarje e rëndë në Fier, një i moshuar masakron me thikë 57-vjeçarin

Publikuar më: 09:15 01-05-2019

Një i moshuar ka masakruar me thikë një 57-vjeçar. Fatmirësisht nuk ka viktima pasi policia e Fierit e ka arrestuar 66-vjeçarin në flagrancë. Ndërkohë 57-vjeçari ka marrë plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia lokale informoi se, sulmi ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin G.K, 66 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, njoftoi policia.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211