INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të tjera rrjedhje nga PD, dy kandidatë gati për mandat deputeti [EMRAT]

Të tjera rrjedhje nga PD, dy kandidatë gati për mandat deputeti [EMRAT]

Publikuar më: 16:07 02-05-2019

Vijojnë rrjedhjet nga PD. Dy kandidatë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike kanë dorëzuar këtë të enjte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dy kandidatët, të cilët synojnë marrjen e mandatit të deputetit janë; Krenar Rryçi, kandidat për qarkun e Durrësit, Kostaq Papa, kandidat për qarkun Tiranë.

Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet betimi edhe në Parlament. Kujtojmë se tre deputetë nga opozita nuk pranuan të djegin mandatet. Ata janë Lefter Koka, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari

Ndërsa deri më tani janë betuar 28 deputetë të rinj nga radhët e LSI dhe PD teksa 5 të tjerë presin të marrin mandatin.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385