INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Flet vëllai i ''dajës'': Prokuroria të sjelli provat, në varrimin e Muratajt ishim sepse...

Grabitja në Rinas/ Flet vëllai i ''dajës'': Prokuroria të sjelli provat, në varrimin e Muratajt ishim sepse...

Publikuar më: 15:04 02-05-2019

I arrestuari i gjashtë për grabitjen e 9 prillit në Rinas, Ragip Hajdini  vazhdon akoma të kërkojë ballafaqim me Alkond Bengasin.

Ndërkohë në një deklaratë për mediet vëllai i tij, Mustafa Hajdini ka shpjeguar arsyen se përse kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Admir Muratajt në Tropojë. Duke mohuar që i vëllai Ragip Hajdini të ketë lidhje me grabitjen, ai tregon se në varrimin e Murataj kanë marrë pjesë për hir të njohjeve familjare.

Mustafa Hajdini ka deklaruar se Prokuroria duhet të sjellë prova që provojnë fajësinë e Ragipit.

“Nëse im vëlla ka lidhje me ngjarjen dhe prokuroria e provon këtë, atëherë le të mbahet në burg”, deklaron Mustafa Hajdini.

Avokati mbrojtës i Ragip Hajdinit, deklaroi se klienti i tij po mbahet në qeli vetëm bazuar mbi deklarimet e Alkond Bengasit, personi që modifikoi furgonin e autorëve të grabitjes, e që tashmë ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Ragip Hajdini u arrestua më 26 prill në zonën e Shkëmbit të Kavajës, si një nga të dyshuarit për grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, i arrestuari i gjashtë për grabitjen hodhi poshtë akuzat e prokurorisë, duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715