INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klipi i ri i Dua Lipa nuk ka dalë ende në YouTube, por ju mund ta shihni këtu! [VIDEO]

Klipi i ri i Dua Lipa nuk ka dalë ende në YouTube, por ju mund ta shihni këtu! [VIDEO]

Publikuar më: 15:40 03-11-2016

Sapo ka mbërritur “Room For 2”!

Bëhuni gati që të futeni në një dhomë me Dua Lipa-n, por edhe nëse mendoni se nuk ka vend për ju pasi bukuroshja me origjinë shqiptare e ka gjetur të dytin e saj, ne po ju themi që e keni gabim. Klipi nuk është publikuar ende në YouTube pasi premiera e saj i përket Hunger Tv, për revistën e së cilës artistja 21 vjeçare ka pozuar dhe në kopertinë, megjithatë ne e kemi sjellë që ta shijoni të plotë. Siç ishte parashikuar, nuk është një këngë ritmike në stilin e “Blow Your Mind”, por edhe në qoftë se nuk na e heq trurin si e para, sërish luan me imagjinatën tonë. Kjo pasi kënga na fut në një gjendje tjetër që në tingujt e parë të saj, ndërsa momenti kur Dua fillon dhe këndon japin goditjen finale. Një këngë shumë e bukur që jo vetëm do ju fiksohet, por edhe do ju fiksojë lehtësisht. Dhe kot e kanë kur thonë që fiksimi është gjë e keqe... Jua vërteton Dua!

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553