E eliminuara e radhës në Big Brother VIP Albania 5 ka qenë Ina Aderi. Rrugëtimi i Inës zgjati 38 ditë në Big Brother, ndërsa brenda lojës pati debate, përplasje si dhe krijoi një romancë me Keijsin. Teksa Ina u largua, Kristi, i cili ka pasur debate me të, zgjodhi të mos e takonte.
“Ju përqafoj të gjithëve. Faleminderit për të gjitha momentet”, tha ajo.
Ish-konkurrentja hyri në këtë format pas një situate që kishte pasur jashtë me Keijsin. Asaj iu publikua një klip ku po shkëmbenin puthje, pa dijeninë e Stelinës, e cila sapo kishte nisur një histori me Keijsin.
Këto skena u diskutuan tejet shumë dhe Ina u komentua gjeresisht si nga banorët ashtu edhe nga publiku.








16 Feb 2026 





