INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kisha respekt, ç’janë këto të nxjerrësh gjoksin jashtë?”/ TEA ka dy fjalë për ata që e kritikojnë!

“Kisha respekt, ç’janë këto të nxjerrësh gjoksin jashtë?”/ TEA ka dy fjalë për ata që e kritikojnë!

Publikuar më: 17:36 25-09-2021

Puntata e sotme e emisionit “Goca dhe Gra” ka nisur duke diskutuar në lidhje me komentet dhe mesazhet me plot urrejtje që njerëzit bëjnë në rrjetet sociale.

“Pash Zotin o Tea, kisha respekt për ty, po sinqerisht i ke humb vlerat. Çfarë janë këto budallallëqe kështu me gocë, të nxjerrësh cicat jashtë, bëhu serioze mi gocë se bukuria është në shpirt e jo në veshje”, është një koment i lënë në një foto të ish-konkurrentes së “Për’puthen”. 

E Tea i ktheu përgjigje nga emisioni ku ajo është moderatore. Sipas saj, vlerat e një personi nuk duken as te cicat, as te fytyra, as te trupi dhe as te të pasmet.

“Nëse zgjedh ti t’i nxjerrën në një foto ku je në plazh, është shumë normale t’i nxjerrësh dhe nxirri moj vajzë se është e drejta jote. E askush nuk ka të drejtë të të gjykojë ty për trupin tënd apo të vëri moralin tënd në një foto të bukur që ke nxjerrë në Instagram”, shton Tea.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506