INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin

“Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin

Publikuar më: 19:27 06-05-2021

Tashmë janë të shpeshta rastet kur të famshmit flasin hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor duke motivuar dhe të tjerët për të ecur para.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kendall Jenner, e cila në një bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor foli për betejën e saj me ankthin.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”.

Duke marrë parasysh ndikimin që të famshmit kanë te njerëzit e shumtë që i ndjekin, rrëfime të tilla janë inspiruese për ata që kanë kaluar ose po kalojnë një betejë me ankthin ose depresionin.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994