INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian vuan nga sëmundja e pashërueshme dhe nuk i mban dot lotët! Ja për çfarë bëhet fjalë! [VIDEO]

Kim Kardashian vuan nga sëmundja e pashërueshme dhe nuk i mban dot lotët! Ja për çfarë bëhet fjalë! [VIDEO]

Publikuar më: 10:21 10-09-2019

Në episonin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian u zgjua e tmerruar që duart e saj ishin enjtur dhe ishin mpirë. Fillimisht Kim mendoi se mund të ishte ankth, pasi ajo priste fëmijën e saj të katërt, Psalm West, por si përfundim vendosi të shkonte për të takuar një mjek.

“Më duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”, tha ajo.

Kur 38-vjeçarja shkoi te mjeku, ata i bënë disa analiza gjaku dhe pritja e përgjigjeve të tyre ishte shumë stresuese për Kim.

“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”.

LOT.png

 

Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit. Doktoresha i tha se përveç enjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje. Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.

Kim-it i duhej të priste më shumë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo nisi të qante dhe e ëma Kris Jenner u përpoq që ta qetësonte që të mendonte pozitivisht.

Article Logic
Execution time: 0.0046160221099854