INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian thyen akullin, rikthehet zyrtarisht në rrjetet sociale [FOTO]

Kim Kardashian thyen akullin, rikthehet zyrtarisht në rrjetet sociale [FOTO]

Publikuar më: 21:14 03-01-2017

Ishte një fundvit me shumë probleme për Kim Kardashian. Grabitja me armë në Paris, u pasua me sëmundjen e Kanye, dhe më pas me thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre. Rrjetet e njohura sociale, janë ndjerë disi “ të varfra” pa postimet e 36 vjeçares, por para pak minutash, pas një periudhe 3 mujore, Kim ka thyer akullin, duke postuar një foto. Jo më vithe, as selfie nudo, por një foto e ëmbël familjare, si për të treguar që viti 2017 e ka gjetur familjen e saj më të bashkuar se kurrë. Në foto shfaqen të gjithë pjesëtarët e familjes Kardashian-West, të gjithë të veshur me të bardha. Fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq, dhe kjo demonstrohet në komentet e tyre të shumta. Mirë se erdhe Kim! 

Article Logic
Execution time: 0.0033547878265381