INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian “shpërqendron” fansat me gjoksin e saj bombastik

Kim Kardashian “shpërqendron” fansat me gjoksin e saj bombastik

Publikuar më: 13:54 24-04-2016

Kim Kardashian nuk lë vend pa na treguar format e saj të mrekullueshme dhe tërheqëse. Që nga lindja e djalit të saj, Saint, ajo ka punuar shumë që të arrinte përsëri këto forma të mrekullueshme dhe mesa duket, Kim, është e “etur” për të nxjerrë në pah rezultatet e një pune të vështirë për të ardhur në formën e duhur.

Ajo ishte në një event dasme në Miami të shtunën, dhe shoqërohej nga bashkëshorti i saj Kanye West. Ylli i “Keeping Up With Kardashians”, ishte veshur me një fustan të zi korse, i zgjedhur nga stilistja Monica Ruse, dhe dukej qartë se ishte pak i vogël për 35 vjeçaren, pasi shfaqeshin linjat e saj mahnitëse.

Mirëpo Kim, asnjëherë nuk lë pa “përshëndetur” fansat e saj me foto provokuese sepse ajo ka çfarë tregon para kamerave të aparateve dhe telefonave. Në rrjetin e saj social Snapchat, Kardashian, postoi një foto ku duket gjoksi i saj bombastik. Nuk ka dyshime se bashkëshortja e Kanye West, di të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328