INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian rikthehet fuqishëm me belfie! Khloe i vjen në ndihmë [FOTO]

Kim Kardashian rikthehet fuqishëm me belfie! Khloe i vjen në ndihmë [FOTO]

Publikuar më: 20:08 25-11-2016

Kim Kardashian ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes për muaj të tërë, kjo për shkak të grabitjes së tmerrshme në Paris. Si të mos mjaftonte kjo, duhej të lindnin edhe problemet shëndetësore të bashkëshortit të saj. Mirëpo Kardashianët nuk janë mësuar të jenë larg vëmendjes dhe Kim është rikthyer fuqishëm në një mënyrë që e karakterizon atë më së miri... belfie! Për ta ndihmuar atë ka menduar motra Khloe. Dy bukuroshet e familjes më të famshme në botë, kanë pozuar për “Yeezy” në editorialin e revistës “032C” në rërën e një plazhi, ku kanë shfaqur “arsenalin” e tyre, të pasmet. Ato kanë pozuar gjithashtu edhe të lagura në dush, dhe ideja ishte e Kanye West. Nëse do zgjidhnim një emoji për këto foto, sigurisht që do ishte emoji “pjeshkë”. 

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543