Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, por duket se Kanye ‘Ye’ West nuk e ka pranuar se çdo gjë mes tyre ka mbaruar.
Reperi 44-vjeçar së fundmi nxiti thashethemet kur iu referua yllit të “Keeping Up With the Kardashians” si “gruaja” e tij dhe u shpreh se ai ende dëshiron që ata “të jenë bashkë”.
Një burim i afërt me Kim tregon për E!News se megjithëse është e vërtetë, se Ye po mban ende shpresë dhe dëshiron që ata të mund të zgjidhin raportet akoma, themeluesja i SKIMS ka një pikëpamje të ndryshme se si duket e ardhmja e tyre.
“Nuk ka asnjë shans për pajtim në këtë pikë”, tha një burim i afërt me Kim, shkruan E!News.
“Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të Ye”, ka deklaruar një burim tjetër.
Por prisni pak sepse si duket Kim ka nisur një romancë me Pete Davidson, ish- i dashuri i Ariana Grande. Lidhja e tyre nisi kur ylli i televizionit ishte në Saturday Night Live muajin e kaluar.
Dhe tani thuhet se Kim Kardashian “po bie në dashuri” me komedianin 27-vjeçar Pete, ndërsa marrëdhënia bëhet më e fortë.
“Ai e bën të ndihet mirë dhe është e lumtur për këtë që po i ndodh”, thanë burimet pranë 41-vjeçares.
Miqtë e saj duan që Kim Kardashian të argëtohet dhe të jetë e lirë.
Burimet thanë se Kim është gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur përkrah Davidson, pasi ky i fundit e bën të qeshë.









13 Dec 2025 





