INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ka shumë selfie për të shtuar në kapitujt e ri të librit “Selfish” [FOTO]

Kim Kardashian ka shumë selfie për të shtuar në kapitujt e ri të librit “Selfish” [FOTO]

Publikuar më: 17:08 14-08-2016

Vitin e kaluar Kim Kardashian publikoi një libër të mbushur me selfie prej më shumë se 9 vite të jetës së saj. Nëse mendoni se 448 faqe duken më se të mjaftueshme për fotot e bëra nga vetë Kim, gaboheni, sepse ky libër do të ribotohet.  

Dhe këtë e ka njoftuar vetë bukuroshja 36 vjeçare me anë të një postimi në Instagram, duke zbuluar se libri do të botohet përsëri me dy kapituj të rinj. Arsyen se pse ky libër ka nevojë për kapituj të rinj, nuk e dimë, por ajo që dimë është se ato selfie që Kim ka bërë kur familja ka dërguar Khloe në burg, nuk janë te libri i parë, kështu që do të përfshihen patjetër te botimi i ri. Aty do të jenë me shumë mundësi edhe selfie-t nudo të cilat nuk u kapën në kohë për edicionin e parë të librit, por mund të prisni deri sa libri të ribotohet me kapitujt e ri, me 11 Tetor,  me siguri do të jenë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020511150360107