INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim dhe Kanye drejt divorcit?

Kim dhe Kanye drejt divorcit?

Publikuar më: 14:46 04-02-2016

Kim Kardashian dhe Kanye West janë "goditur" edhe një hërë nga zërat rreth ndarjes.

Një revistë amerikane ka guxuar duke thënë se çifti janë drejt divorcit për shkak të zënkës në Twitter që Kanye pati me Wiz Khalifa-n. Sipas një burimi për revistën Life & Style, Kim është ndjerë aq e turpëruar nga e gjithë situata e krijuar me Amber Rose (ironike apo jo), sa ka vendosur të nxjerrë nga shtëpia West duke ndryshuar madje edhe kodet e sigurisë së shtëpisë. I njëjti burim ka shtuar gjithashtu se Kim ka besuar dhe mbështetur çdo fjalë të Amber Rose në Twitter, duke u shprehur se Kanye i meritonte ato plotësisht. Siç duket kjo shpjegon edhe foton e Kim dhe Amber së bashku, që për shumë njerëz erdhi surprizë. Ajo që vërtet nuk kuptojmë nga e gjithë kjo histori është se si mund të jenë Kim Kardashian dhe Kanye West duke u ndarë, kur TMZ ka bërë publike orët e fundit një foto ku shihet muri i shtëpisë së çiftit i zbukuruar nga dy dedikime "I <3 Kanye" dhe "I <3 Kim" të bëra nga vetë ata! Hmmm...

Article Logic
Execution time: 0.0039432048797607