INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa do t'i kushtojë Wiz Khalifa-s divorci me Amber Rose!

Ja sa do t'i kushtojë Wiz Khalifa-s divorci me Amber Rose!

Publikuar më: 11:23 08-06-2016

Lajme të mira për çiftin Wiz Khalifa dhe Amber Rose.

Në fakt varet si e shihni, duke qenë se dy personazhet më në fund kanë rënë dakord mbi divorcin e tyre. E! News ka arritur të marrë në dorë një dokument të gjykatës sipas të cilit Amber do të përfitojë 1 milionë dollarë nga kontrata paramartesore e nënshkruar në vitin 2013-të. Këngëtari i ka dhënë deri më tani 356 mijë dollarë,ndërkohë që i deryrohet edhe 644 mijë të tjera. Wiz Khalifa do të paguajë gjithashtu edhe 14.800 dollarë në muaj për djalin e tyre 3-vjeçar Sebastian, për të cilin ish çifti kanë rënë dakord të mbajnë kujdestari të përbashkët. Duhet thënë se pavarësisht ndarjes dhe konflikteve të mëparshme në mediat sociale, Wiz dhe Amber ia kanë dalë të ruajnë një marrëdhënie miqësies mes njëri tjetrit, për hir të djalit por edhe dashurisë së dikurshme!  

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266