INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara Tito ikën për pushime dhe Butrinti ''fshihet'' pas fotove të bukura të saj?! Moderatorja zbulon të vërtetën! [FOTO]

Kiara Tito ikën për pushime dhe Butrinti ''fshihet'' pas fotove të bukura të saj?! Moderatorja zbulon të vërtetën! [FOTO]

Publikuar më: 15:40 05-04-2019

Kiara Tito është një ndër moderatoret më simpatike dhe më të komentuara. Moderatorja është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes kur flitet për jetën personale të saj dhe jo rrallë herë është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Butrint Imeri. Mirëpo edhe pse ata të dy janë fotografuar disa herë bashkë, e kanë mohuar se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëria.

Mirëpo fansat e këngëtarit nuk i ndahen Kiarës dhe shpesh herë i komentojnë në fotot e saj. Moderatorja simpatike po kalon disa momente relaksi në Francë dhe nëse disa prej fansave kanë menduar se është me Butrintin, janë gabuar. Në një foto të publikuar nga Kiara një fanse e pyet “Kush ti bën këto foto të bukura o Kiara” dhe moderatorja simpatike nuk hezitoi t’i përgjigjet duke i thënë: “Mami”.

Ja që mami i Kiarës qenka një fotografe e zonja.

tiur.png

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652