INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se është e 'bërë', shpërthen Kiara Tito: 'Pranoj që kam bërë NDËRHYRJE! Çfarë keni për të thënë?!' [FOTO]

E akuzojnë se është e 'bërë', shpërthen Kiara Tito: 'Pranoj që kam bërë NDËRHYRJE! Çfarë keni për të thënë?!' [FOTO]

Publikuar më: 18:40 01-04-2019

Kiara Tito është padyshim një nga fytyrat më të dashura të ekraneve shqiptare. Moderatorja simpatike njihet për bukurinë natyrale, thjeshtësinë dhe elegancën që pasqyron si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshme me ndjekësit e saj me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.

Ditën e sotme, moderatorja pranoi nëpërmjet një statusi në Instastory se i kishte ardhur në majë të hundës që e komentonin shpesh për pamjen, ndaj po pranonte publikisht se kishte bërë ndryshime në pamjen e saj.

“Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjithë komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdo kush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj se duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë?!”, shkruante Kiara në postim.

51cb28d6-6fa7-4efe-a7ea-518133ab0f40.jpg

Mirëpo vetëm nuk vonoi dhe ajo ka treguar se gjithçka që ka shkruar ka qenë një gënjeshtër me rastin e 1 Prilit.

"Ndonëse nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, nuk do të thotë që jam kundra. Kjo ishte një shaka për të ironizuar të gjithë ata që komentojnë negativisht në rrjete sociale. Nqs do të bëj ndërhyrje, të jeni të sigurt që do e pranoj shumë krenare. Gëzuar 1 Prillin. Paqe."- shkruan Kiara.

8e1ee5ce-5af7-48aa-a73e-a4e7331b4582.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025839805603027