INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë pyetjet e sikletshme mbi seksin dhe përgjigjet nga ekspertet

Këto janë pyetjet e sikletshme mbi seksin dhe përgjigjet nga ekspertet

Publikuar më: 13:57 08-02-2017

Kur vjen puna tek seksi, çdo gjë bëhët me e komplikuar, edhe pyetjet, por ka gjithmonë një zgjidhje…

Ekpsertja e lidhjeve, Tracy Cox ka disa përgjigje interesante lidhur me pyetjet që femrat bëjnë për seksin. Ja disa prej tyre:

 

Pyetje: Sa e rëndësishme është dashuria për një seks më të mirë?
Përgjigje: seksi mund të jetë tmerrësisht i mirë edhe me dikë që nuk e dashuroni apo e pëlqeni. Përbërësit për një dashuri të madhe dhe seks të paharrueshëm janë ndryshe. Për seks të mirë ju duhet shumë kimi, një mendje e hapur dhe etje për aventura. Për dashuri të madhe duhet një lidhje si në nivelin emocional edhe atë moral.

Pyetje: Më pëlqen kur nxjerr klithma dhe bërtas gjatë seksit, por duket sikur meshkujt tremben. Duhet të qetësohem?
Përgjigje: Për çdo femër që ulëret në kupë të qiellit kur arrin momentin kulminant, është një tjetër që nuk nxjerr as një tingull dhe është komplet në një botë tjetër. Pra, nëse jeni një femër që ju pëlqen të shprehni kënaqësinë duke bërtitur, mos e vrisni mendjen edhe sikur t’ju dëgjojnë komshinjtë. Në seks nuk ka rregulla!

Pyetje: Çfarë të bëj kur qëndroj sipër?
Përgjigje: Edhe pse kjo mund të duket një pyetje qesharake, në fakt pjesën më të madhe të aktit, është mashkulli ai që qendron sipër ndaj femrat nuk kanë shumë eksperiencë në të. Megjithatë këto janë disa mënyra se çfarë të bëni:
-Shtrëngoni këmbët
Kur gjunjët i poziciononi afër njëri-tjetrit, kjo bën që t’ju shtrëngohen muskujt e komblikut dhe lejon fërkim më të madh midis penisit dhe klitoriit.
-Ndryshoni ritmin
Seks nuk është e thënë të jetë garë vrapi, prandaj është e dëshirueshme që për kënaqësinë më të madhe të ndryshoni shpejtësinë me të cilën do të lëvizni, gjithashtu edhe thellësinë e penetrimit. Në Është e këshillueshme të bëni lëvizje rrethore të kofshëve në vend se t’i lëvizni ato lart-poshtë.

Pyetje: A mund të “shkatërrojë” jetën seksuale vibratori në mungesë të tij?
Përgjigje: Vibratori është një nga mjetet më të shpejta dhe efektive që një femër të arrijë orgasmën. Për këtë ai shndërrohet në një mjet të domosdoshëm njëherë që vendos ta përdorësh. Nëse e përdorni shpesh, mund të jetë më e vështirë për partnerin t’ju stimulojë njëherë që nisni lojën. Megjithatë, si çdo lojë e re, shumë shpejt i iken lezeti dhe gjendja kthehet në normalitet. Përpiquni t’i përdorni të gjitha nga pak.

Pyetje: Ish i dashuri im tallej me mimikën e fytyrës time kur arrija orgazmën. Kjo më bëri shumë të vetëdijshme dhe tani e kam të vështirë dhe nuk di si të reagoj.
Përgjigje: Ka një arsye pse quhet ish: pa takt! Shumë prej nesh bëjnë mimika të çuditshme kur përjetojmë orgazmën, dhe më duhet të them, sa më e çuditshme fytyra, aq më kënaqësi përjeton partneri.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607