INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërdia me tenderat, në pranga 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Kërdia me tenderat, në pranga 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Publikuar më: 10:09 06-02-2019

Katër zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë rënë në pranga për abuzime me tendera. Të arrestuarit janë ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe dhe dy ish-shefat e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Sipas njoftimit, zyrtarët kanë abuzuar me pesë tendera.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës lidhur me procedurat e tenderimit në këtë institucion gjatë periudhës 2016-2017. "Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal".

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

Siç bëhet me dije, "hetimet kanë nxjerre në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale". 

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

 

Article Logic
Execution time: 0.0029799938201904