INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, ja emri i bebushit!

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, ja emri i bebushit!

Publikuar më: 14:31 13-11-2021

Gresa Behluli ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit pas zbulimit të shtatzënisë së saj.

Lajmin e ëmbël e dha në mënyrën më të mirë duke u shfaqur me barkun e fryrë në videoklip kur publiku nuk dinte asgjë.

Mirëpo, pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi këngëtarja e njohur është bërë nënë për herë të parë!

Lajmin e zbuloi Hajrush Behluli, babai i këngëtares nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona.

Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze.  Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.

Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin.

Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit.

HSH”, shkruan ai në këtë postim ku na zbuloi emrin e bebushit, Diell.

Article Logic
Execution time: 0.0025179386138916