Inida Gjata e njohur për publikun shqiptar si Zhaku është në pritje të ëmbël.
Këngëtarja dhe gazetarja shqiptare e ka zbuluar vet lajmin përmes rrjeteve sociale duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Zhaku dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz shumë shpejt do të bëhen me djalë.
“Do bëhemi me çun”, ka shkruar Inida sipër fotografisë.
Kujtojmë se Zhaku prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.