INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari kosovar bën dedikim emocionues për bashkëshorten: Më deshe kur nuk kisha lekë… [FOTO]

Këngëtari kosovar bën dedikim emocionues për bashkëshorten: Më deshe kur nuk kisha lekë… [FOTO]

Publikuar më: 09:58 13-06-2019

Labinot Tahiri është një këngëtar mjaft i suksesshëm në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale duke ndarë me të gjithë adhuruesit e tij aktivitetet humanitare, për të cilën gjë merr shume përkrahje të madhe dhe mirënjohje nga të gjithë.

Së fundmi, ai ka postuar në llogarinë e tij të Instagramit, një foto ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij duke e shoqëruar me një dedikim shumë të bukur dhe emocionues.

“Qëndrueshmeria në jetë, vlenë më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshti Zoti, dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë).

Prandaj, isha dhe jam shërbetori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjeherë: edhe kur bëra karriere, edhe kur i bëm pak lekë. Edhe sikurs mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti( HANA). Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË. Dize Dize Dize“- ka shkruar Labi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148