INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngën për të e publikoi me emër tjetër, Ledjana i përgjigjet Mevlanit: Më kujton akoma…

Këngën për të e publikoi me emër tjetër, Ledjana i përgjigjet Mevlanit: Më kujton akoma…

Publikuar më: 18:35 15-11-2021

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga ishin padyshim dyshja më e përfolur e sezonit të kaluar të ‘’Për’puthen’’. Pas daljes nga programi ata ndanë rrugët por emrat e tyre vazhdojnë të lakohen së bashku nga publiku dhe media.

Kujt nuk i kujtohet kënga ‘’Ledjana’’ që Mevlani kishte krijuar dedikuar Ledjanës. Kënga kohë më parë ishte larguar nga Youtube ndërsa dy ditë më parë ish-konkurrenti e solli me një verson të ri si dhe me titull ‘’Bota ime’’ duke thënë se ia dedikon të gjitha femrave.

Kjo padyshim që nuk i ka ikur as Ledjanës, e cila ka reaguar lidhur me këtë.

“Do gënjeja po të thoja se nuk e kam dëgjuar, jo se kam hyr në YouTube kam kërkuar emrin e tij për të parë këngën e re etj, por edhe pse atë se kam follow, kam follow miq të përbashkët e kanë shpërndarë plus dhe fanpage më kanë bërë tag pafund dhe fragmentet që më kanë bërë tag…kam kuptuar që është i njëjti tekst thjesht ka ndryshuar emrin tim, se di më kujton akoma”, tha ish-konkurrentja.

Ledjana gjithashtu zbuloi se mbase shumë shpejt do t’i shohim në një përballje pasi sipas saj kanë disa gjëra për të sqaruar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646