INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë nga vajzat e Përputhen do zgjidhte vetëm për një natë? Ish-konkurrenti zgjedh Adën, por s'do dilte me këtë vajzë

Kë nga vajzat e Përputhen do zgjidhte vetëm për një natë? Ish-konkurrenti zgjedh Adën, por s'do dilte me këtë vajzë

Publikuar më: 22:31 24-09-2021

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 2”, Erlind Kapllani, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëra Live” për të folur në lidhje me konkurrentët e rinj të këtij sezoni të reality show-t. I pyetur se cilën nga vajzat do të zgjidhte për “one night stand” pra vetëm për një natë, ai tha emrin e Adës.

 “Ada është e gjatë. Thonë se ka bërë operacione plastike, por sot të gjithë janë më operacione plastike. Por është alamet vajze”, tha Erlindi.

Ndërsa duke zgjedhur për një lidhje serioze, ai tha emrin e Alvisës. Ai shtoi se kur është fjala për të zgjedhur partneren e jetës, djemtë shikojnë me një sy tjetër.

Ndërsa ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh se nuk do dilte kurrë me Tolën, pasi nuk i pëlqejnë vajzat që bërtasin dhe janë shumë impulsive. “Më acarojnë shumë”, përfundoi Kapllani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699