INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katy Perry dhe Taylor Swift, sërish mike?

Katy Perry dhe Taylor Swift, sërish mike?

Publikuar më: 16:40 14-02-2016

Konflikti mes Katy Perry dhe Taylor Swift është përfolur gjatë, por mos ndoshta ka ardhur koha që ta lemë pas?

Që nga momenti që Swift publikoi këngën e “Bad Blood”, mes saj dhe Perry lindën një sërë zënkash që mesa duket po ju vjen fundi. Kjo pasi hitbërësja e “I Kissed a Girl”, ftoi në festën e saj para çmimeve Grammy, vetë Swift.  Të tjerë të ftuar kanë qënë dhe emra të njohur si Adele, Sia, Missy Elliott etj. “Çdo gjë varet nga axhenda e tyre”, u shpreh Perry. Kujtojmë se vetë këngëtarja doli në mbrojtje të Taylor, pas vargjeve të këngës që Kanye i kishte kushtuar kësaj të fundit, duke u shprehur se ishte diçka e ulët. Nuk e dimë ende nëse Taylor është shfaqur në festë, por mesa duket nuk ka më hatërmbetje mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619