INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Ilir Shaqirit, një Yll Hollywood-i

Vajza e Ilir Shaqirit, një Yll Hollywood-i

Publikuar më: 15:39 14-02-2016

Emily Shaqiri, vajza e balerinit Ilir Shaqiri dhe aktores italiane Emanuela Morini, është tashmë një yll kinemaje.

Bukuroshja 11 vjeçare u vlerësua me çmimin si "Aktorja më e Mirë jo-protagoniste" në Festivalin e Filmit Metropolis në Ilinois, për filmin më metrazh të shkurtër “Doppia Luce”. Emily luan rolin e një vajze, e cila rrëmbehet nga një i çmendur, i cili e mban të mbyllur në shtëpi duke e maskuar si një kukull. Filmi me regji të Laszlo Barbo, është një produksion Italian nën kastin e aktorëve si Angie Alexander, Salvatore Striano, Camilla Filippi dhe ndër ta edhe vogëlushja Emily Shaqiri. Urojmë që shumë shpejt ta shohim vogëlushen edhe në filmat Hollivudianë! 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826