INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha fut në lojë të pasmet: It's Showtime!

Bebe Rexha fut në lojë të pasmet: It's Showtime!

Publikuar më: 16:18 26-02-2016

Bukur apo e ekzagjeruar, Bebe Rexha ka ditur si të tërheqë edhe një herë vëmendjen e mediave.

Artistja, të cilën deri më tani e kemi parë më tepër në bashkëpunime me artistë të tjerë, duket se po xhiron klipin e saj të ri. E themi këtë pasi ka qenë vetë këngërja 25-vjeçare me origjinë shqiptare, ajo që ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shfaqet në stidio duke pozuar me kurriz nga kamerat. Sigurisht duke parë foton, titulli i këngës nuk është pyetja e parë që të vjen ndërmend. Kjo për shkak se përveç flokëve tashmë platin, Bebe Rexha ka zgjedhur kësaj here një veshje goxha provokuese, e cila i nxjerr në pah me apo pa dashje të pasmet e saj të mëdha.

Si për koinçidencë komenti i parë në foto ka ardhur nga një profil fansash të reperes Iggy Azalea, e cila gjithashtu njihet për të pasmet gjigande. Hmmm mesa duket nuk ishim gabuar kur thamë se vinim re një ndryshim tek paraqitja dhe stili i Bebe Rexhës. Një ndryshim që me siguri do të rezultojë i suksesshëm duke njohur sadopak tregun amerikan. U Go Girl!

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844