INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet një gomone me 1 ton drogë

Kapet një gomone me 1 ton drogë

Publikuar më: 14:30 23-01-2019

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në lidhje me 1 ton drogë të zbuluar një në grykëderdhjen e Vjosës në Fier. Operacioni Vjosa rezultoi i suksesshëm pasi sipas policisë u ndalu trafiku ndërkombëtar i kësaj sasi të madhe droge.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Operacioni "Vjosa" vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar "Vjosa", të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376