INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet i kërkuari ndërkombëtar, shfrytëzonte vajza për prostitucion. Shteti italian kishte urdhëruar....

Kapet i kërkuari ndërkombëtar, shfrytëzonte vajza për prostitucion. Shteti italian kishte urdhëruar....

Publikuar më: 16:42 27-10-2017

Më në fund kapet shtetasi shqiptarë i akuzuar për veprën penale, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

Ledio Zykaj është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Kapja është realizuar nga specialistët e seksionit kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Ledio (Ferdinant) Zyka, 46 vjeç, banues në Vlorë gjithashtu është në kërkim nga Gjykata e Catanzaros.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian, shkruan panorama.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504