INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katalonja shpalli pavarsinë, Madridi 'pushton' rajonin

Katalonja shpalli pavarsinë, Madridi 'pushton' rajonin

Publikuar më: 16:33 27-10-2017

Vetëm pak minuta pasi parlamenti katalanas shpalli pavarisnë e rajonit, i menjëhershëm ishte dhe reagimi Spanjës .

Madridi zyrtar ka miratuar kontrollin direkt mbi Katalonjën.

Senati spanjoll ka aktivizuar për herë të parë nenin 155 në Kushtetutën spanjolle, e cila i jep fuqi të plotë qeverisë së Spanjës mbi rajonin e Katalonjës, duke shfuqizuar kështu autoritetet lokale.

Ky akt i jep të drejtën Madridit që të pushojë nga çdo institucion liderët katalanas, duke marrë kontrollin e financave, policisë dhe medias publike në rajon.

Pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Parlamentit të Katalonjës, kryeministri Rajoy i ka kërkuar spanjollëve të ruajnë qetësinë, ndërkohë që pas miratimit të nenit 155 nga Senati spanjoll, raportohet se kreu i qeverisë ka mbledhur urgjentisht qeverinë për të shpallur edhe gjendjen e emergjencës.

Article Logic
Execution time: 0.0028831958770752