INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West xheloz, pushon truprojën që i foli Kimit

Kanye West xheloz, pushon truprojën që i foli Kimit

Publikuar më: 20:34 04-05-2016

Nuk është sekret fakti që ai e dashuron shumë bashkëshorten e tij, Kim Kardashian. Kanye West, ka pushuar nga puna, një punonjës sigurie, i cili ka tentuar ti flasë gruas së tij Kim, gjatë Met Gala, mbrëmjen e së hënës, në New York.

Reperi amerikan 38 vjeçar, shkarkoi menjëherë nga puna, Steve Stanulis, pasi e ka parë duke biseduar me yllin e Keeping Up With The Kardashians, jashtë dhomës së hotelit ku ishte akomoduar çifti, në Waldorf Astoria. Stanulis, i solli Kimit një pako qe kishte ardhur në recepsion për të.

Një dëshmitar që ishte i pranishëm aty, tha për New York Daily News, se diçka kishte ndodhur me Kanye, sepse ai nuk ishte vetvetja. Truproja, një ish pjesëtar i policisë së New York,  që më parë ka ruajtur edhe Di Caprion e Alanis Morissete, pasi u pushua nga puna tha se ai ishte i lumtur me martesën e tij nga e cila kishte 3 fëmijë, dhe se nuk ka asnjë koment për këtë ngjarje.  

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646